Zjarri u doli nga kontrolli duke djegur pemë e shkurre, procedohen penalisht dy persona në Himarë

23/09/2023 19:13

Identifikohen autorët e 2 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Kallarat dhe Qeparo, të Himarës.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasin Ç. Xh., banues në Himarë, pasi zjarri që kishte ndezur për të pastruar tokën nga bimët barishtore u përhap, duke djegur një sipërfaqe me shkurre në fshatin Kallarat.

Po ashtu, është proceduar S. J., banuese në Himarë, pasi zjarri që ndezi për të djegur mbeturinat në fshatin Qeparo, u përhap duke djegur disa pemë ulliri në pronësi të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA