Zjarri në fabrikën e bojrave! Policia e Shtetit zbardh detaje: Në momentin e shpërthimit ishin vetëm rojet, nuk ka të dëmtuar

23/09/2023 23:42

Në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, është përfshirë nga flakët një fabrikë bojrash.

Pas apelit të Ministrisë së Mbrojtjes për t’i qëndruar larg zonës, Policia e Shtetit përmes një njoftimi paraprak bën me dije se asnjë person nuk është lënduar, pasi në momentin e zjarrit nuk ka pasur punonjës brenda në fabrikë. Sipas autoriteteve, pranë objektit në momentin e flakëve kanë qenë vetëm rojet të cilët janë larguar në kohë.

Po ashtu, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftim.

Ndërhyrja e zjarrfikësve të shumtë po izolon vatrën e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve në objektet e tjera të biznesit në zonë.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA