Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjithashtu njoftoi se një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.
Ndërkaq, u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situatës për të shmangur rrezikun.
“Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.
Një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.
Me të gjitha kapacitetet në terren, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe banesat pranë.
U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situates”- shkruan Peleshi.
Top Channel