“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama sjell shembullin e romanit të Stendalit për debatin mbi Zvërnecin: Verifikoni faktet para se të protestoni
21/06 09:44
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë vizitës në Nju Jork është takuar edhe me Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II.
Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve si të nevojshëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Begaj dhe Mbreti Abdullah i II u ndalën në veçanti tek mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me fokus të veçantë turizmin.
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu edhe rolin që ka luajtur deri më tani Jordania për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.
Top Channel