Nafta, problem për misrin/ Fier, fermerët presin prodhim të bollshëm, por kostot u rritën

23/09/2023 15:16

Rritja e çmimit të plehrave kimikë dhe karburantit edhe këtë vit ka vendosur në vështirësi fermerët e fshatit Seman në Fier.

Edhe pse presin një prodhim të mbarë të misrit, për ta, tregu vijon të mbetet problem. Kjo pasi grurin ende nuk e kanë shitur.

“8 grurë, 8 misër. Nuk kam shitur asgjë. Do t’i hedhim”, tha fermeri.

 “3 hektarë kam mbjellë. Nuk kam shitur asgjë”, tha një fermer tjetër

Ata thonë se çmimi i shitjes nuk arrin të justifikojë kostot e prodhimit.

Fermerët e kësaj zone iu përgjigjën thirrjes së qeverisë për të shtuar sipërfaqet me drithë. Por për shkak të importit, çmimi në treg i drithërave pësoi ulje.

Ndaj ata kërkojnë nga autoritetet që të ndërhyjnë dhe të ngrenë një pikë grumbullimi për të mbrojtur prodhimin vendas përballë atij të huaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA