Komediani anglez për akuzat e përdhunimit: Forca të errëta por drejtojnë narrativën e përgjithshme kundër meje (fotot)

23/09/2023 17:50

Aktori e shkrimtari anglez Russell Brand që ka dalë në qendër të vëmendjes mediatike pas disa kauzave për sulme seksuale, ka publikuar një mesazh video ku shpjegon arsyet për mohimin e tyre.

Mes të tjerash në dekalratën e tij të gjatë, Brand sugjeronte se gjithçka luhet nga “forca të panjohura” që po nxisin narrativën e mediave kundër tij.

“Si jeni njerëz të ndërgjegjshëm,” thotë ai. “Sigurisht ka qenë një javë e vështirë dhe ju falënderoj për mbështetjen”.

“Por ju e dini që qeveria britanike ka urdhëruar platformat e mëdha të censurojë përmbajtjet tona online, dhe shumë prej tyre e kanë bërë këtë. Ju mund të mos ta dini por kjo ndodh prej ‘ligjeve te sigurisë online’, një legjislacion që i jep atyre fuqi të mëdha survejimi e censure, që janë kaluar në heshtje në parlament”.

Brand tha më tej se “agjencitë e mëdha të lajmeve nuk duhen besuar në narrativën e tyre të lajmeve, pasi kanale si BBC, CNN punojnë së bashku për ndërtimin e narrativës për publikun, siç ndodh në ceshtjet e pandemisë apo luftës”.

Ai shtonte më tej: “Ajo që njihet si ‘grupi i lajmeve të besuara’ është një bashkëpunim mes grupeve të mëdha të teknologjisë dhe mediave për të kontrolluar, shënjestruar dhe mbytur organizatat e pavarura, siç do ta tregoj në programin tim në rrjetin Rumble.”

Duke reklamuar më tej videon e tij të radhës Brand tha se do të tregojë të vërtetën për pushtetin

“Prandaj ju kërkon të më ndiqni në Rumble, një platformë që është përkushtuar te fjala e lirë. Aty ne do të flasim për ‘Deep State’ bashkëpunimin e korporatave të mëdha për informacionet që duhet të dalin në publik, dhe sesi ato e shuajnë demokracinë”.

Zhvillimi vjen teksa Brand u akuzua për sulme seksuale dhe përdhunim nga katër gra në një dokumentar të rrjetit britanik Channel4.

Akuzat ndaj Brand i përkisnin periudhës 2006 deri 2013, kur ai punonte te BBC, Channel 4 e kishte luajtur në disa filma në Hollywood.

FOTO GALERI
1/3
Brand sugjeronte se gjithçka luhet nga “forca të panjohura” që po nxisin narrativën e mediave kundër tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA