Zelensky viziton Otavën! Trudeau zotohet që Kanada të qëndrojë me Ukrainën “për aq kohë sa duhet”

22/09/2023 17:49

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka zhvilluar një takim dypalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Otava, në të cilin ka “përsëritur mbështetjen e vazhdueshme ushtarake, ekonomike, humanitare dhe zhvillimore të Kanadasë për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon të mbrohet kundër luftës brutale të agresionit të Rusisë”.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e shtypit Trudeau të enjten u konfirmua se Kanadaja “do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa duhet”.

“Të dy liderët do të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për të forcuar lidhjet midis vendeve tona dhe për të ndihmuar që populli ukrainas të vazhdojë të mbrojë veten kundër pushtimit brutal dhe të pajustifikueshëm të Rusisë”, thuhet në deklaratë.

Të dy liderët do të marrin pjesë në një ceremoni nënshkrimi dokumentesh “për të vazhduar forcimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve”. Më herët, Trudeau postoi një video në X duke mirëpritur Zelenskyn dhe Zonjën e Parë Olena Zelenska teksa zbarkonin në Kanada.

Udhëheqësi ukrainas do të mbajë një fjalim në parlamentin kanadez ku do të takohet me ministrin kanadez të financave dhe udhëheqësit e biznesit në Toronto.

“Kanadaja doushtrojë më shumë presion ekonomik ndaj regjimit të Putinit derisa të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, duke përfshirë sektorët që janë strategjikisht të rëndësishëm për Rusinë, si nafta dhe gazi.

Që nga janari 2022, Kanadaja ka dhënë më shumë se 8.9 miliardë dollarë [6.62 miliardë dollarë amerikanë] në mbështetje të shumëanshme për Ukrainën, duke përfshirë 4.95 miliardë dollarë [3.68 miliardë dollarë] mbështetje financiare direkte dhe mbi 1.8 miliardë dollarë [1.34 miliardë dollarë] ndihmë ushtarake duke filluar nga tanket Leopard 2 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore dhe artilerie deri te automjetet e blinduara, municionet dhe më shumë”, thuhet në deklaratë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA