Është zbardhur kërkesa e 35 deputetëve të opozitës të cilët kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë rrjedhjen e të dhënave personale që kanë dalë nga baza e të dhënave shtetërore.
Përmes këtij Komisioni Hetimor kërkohet të hidhet dritë mbi skandalin e patronazhistëve, publikimin e targave të makinave, nxjerrjen e llogarive bankare dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS.
“Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që të mbledhë informacione të hollësishme mbi zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe menaxhimin e bazave të të dhënave shtetërore”, shkruhet në kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Deputetët që kanë firmosur përbëjnë jo më pak se ¼ e anëtarëve të Kuvendit kërkojnë gjithashtu që Komisioni të përbëhet nga 11 anëtarë nga të cilët, kryetari dhe 4 anëtarë t’i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe 6 anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Ky Komision duhet të ushtrojë gjithë kompetencat e tij për një afat 6 mujor nga data e miratimit të kërkesës së deputetëve.
Deputetët kërkojnë q kjo kërkesë e tyre të shqyrtohet në Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, data për mbledhja e të cilëve të vendoset në seancën e radhës.
Top Channel