15/11 11:02
Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës (Stratcom) ka konfirmuar të premten se Ukraina shënjestroi me sukses selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol.
“Më 22 shtator rreth orës 12 të mesditës, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë goditur me sukses shtabin e Komandës së Flotës Ruse të Detit të Zi në Sevastopolin e pushtuar përkohësisht”, postoi Stratcom në Telegram.
Sevastopol është një nga qytetet më të mëdha në gadishullin ukrainas të Krimesë dhe u aneksua ilegalisht nga forcat e Moskës në 2014.
Gjatë muajit të kaluar, Ukraina ka shtuar sulmet ndaj bazave ushtarake ruse dhe instalimeve të tjera, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, në Krime.
Top Channel