24/11 20:21
Raketat “Storm Shadow” ishtin municionet e përdorura nga Ukraina për të sulmuar selinë e flotës së Detit të Zi.
Lajmi është konfirmuar nga mediet ndërkombëtare, ndërsa një ushtar rus rezulton i zhdukur pas sulmit që la në flakë ndërtesën në Sevastopol.
Të paktën një raketë goditi shtabin, nga gjashtë të lëshuara nga forcat ukrainase. Vendimi për të furnizuar raketat e prodhimit britanik dhe francez, të njohur gjithashtu si SCALP, ishte një nga vendimet më të vështira të vendeve perëndimore, me shqetësimet se arma me rreze të gjatë mund të përdoret në territorin rus.
Britania dhe Franca ranë dakord të furnizonin raketat përkatësisht në maj dhe korrik të këtij viti.
Top Channel