Takimi kokë më kokë Zelensky-Trudeau, forcohet më tej mbështetja ushtarake

22/09/2023 22:44

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë në Kanada, ku u takua kokë më kokë me Justin Trudeau dhe arriti të sigurojë sërish mbështetje.

Kryeministri kanadez premtoi ndihmë shtesë për vendin e shkatërruar nga lufta, ndërsa Zelensky përfundoi pjesën e tretë të turneut që synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare.

Trudeau premtoi se do të vazhdojë të qëndrojë pa lëkundje me vendin pro-perëndimor, teksa zbuloi më pas ndihmën prej 650 milionë dollarësh për tre vite.

Premtimi përfshin 50 automjete të blinduara dhe trajnime për pilotët luftarakë F-16, i cili vjen në krye të ndihmës prej 8.9 miliardë dollarësh që Otawa ka kontribuar tashmë.

Kanadaja është shtëpia e diasporës së dytë më të madhe ukrainase në botë dhe Zelensky, në një fjalim në parlament, shprehu falënderime për mbështetjen e dhënë Kievit që kur trupat ruse nisën pushtimin në shkurt të vitit 2022.

Volodymyr Zelensky e përfundoi fjalën e tij me një fjalë indigjene të mësuar nga guvernatori i përgjithshëm i Kanadasë, Mary Simon, që përkthehet: “Mos u dorëzo, qëndro i fortë kundër të gjitha situatave”.

Të dy liderët e vendeve udhëtuan më pas drejt Torontos, për takime të rëndësishme ekonomike me drejtues biznesesh dhe anëtarë të komunitetit ukrainas-kanadez.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA