Protestuesit në Indonezi djegin zyrat e bashkisë në protestën kundër kompanive minerare (fotot)

22/09/2023 19:44

Zyrat e bashkisë së ishullit indonezian Gorontalo, ishin sot të shkatërruara nga zjarri pas një proteste të ashpër të banorëve kundër rritjes së aktivitetit të grupeve minerare në ishujt kryesorë të vendit.

Demonstratat e djeshme ishin më të fundit në një seri përplasjesh të nxitura nga rritja e prezencës së kompanive të minierave ku vendasit ankohen për vjedhje të tokës apo kushte të rënda pune.

Pas kërkesave para bashkisë për dëmshpërblime, protestuesit i vunë zjarrin zyrës së kryebashkiakut të Gorontalo në ishullin e pasur meminerale Sulawesi.

Në marshim ishte rreth 2,500 protestues që kërkuan të takohet me zyrtarët por asnjë nuk u paraqit, çka solli dhe sulmin me zjarrvënie.

Protestuesit u drejtuan më pas te parlamenti i rajonal për një tjetër demonstratë ku kërkonin dëmshpërblim për aktivitetin e minierave të arit në zonat e tyre.

Policia tha se kishte ndaluar disa protestues dhe se kishte shtuar mbrojtjen ndaj ndërtesave qeveritare.

Zyrtarët thanë se nuk do të tolerojnë dhunën ndaj objekteve shtetërore dhe “dëmet e shkaktuara nga disa protestues të papërgjegjëeshëm”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA