Ministri i Financave takim me Guvernatorin Sejko: Tre sektorët që rritën ekonominë

22/09/2023 14:03

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë,  Gent Sejko, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike, bashkëpunimin mes dy institucioneve, si edhe pritshmëritë për të ardhmen.

Pavarësisht situatës jo të favorshme globale, ata vlerësuan se parashikimet e fundit vazhdojnë të mbeten pozitive për rritjen ekonomike në periudhën afatmesme. Sektori i shërbimeve, turizmit dhe ndërtimit kanë luajtur rol kyç në rritjen ekonomike.

Ministri Mete theksoi rëndësinë e përshpejtimit të investimeve publike për të stimuluar  më tej zhvillimin ekonomik të vendit. Tregu i punës vazhdon të mbetet i fortë, me papunësinë në nivele më të ulëta historike dhe punësimin e pjesëmarrjen në rritje. Politika fiskale mbetet e kujdesshme për uljen e rreziqeve të financimit dhe prioritizimin e shpenzimeve publike me impakt për vendin.

Palët diskutuan mbi pritshmëritë në lidhje me inflacionin dhe efektet e tij në ekonomi, si edhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë për kthimin e inflacionit në nivelet e synuara nga politika monetare.

Çështje të tjera diskutimi në takim ishin ecuria dhe masat për stabilizimin e kursit të këmbimit, nxitja e kreditimit, avancimi me sistemin e pagesave, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA