Në një vendin historik gjykata e lartë braziliane ka vendosur sot kundër tentativës së korporatave të agrobiznesit për të marrë në përdorim tokën në zotërim të popujve ingjenë, edhe pse ata nuk ishin të vendosur aty që prej vitit 1988
Gjykata bllokoi kështu tentativën dramatike të biznesit për të hequr të drejtat e tokës së popujve indigjenë amerikanë, në atë që aktivistët quanin “fitore historike të banorëve origjinalë të Amerikës së Jugut”.
Nëntë nga 11 anëtarët e jurisë votuan kundër klauzolës së “kufizimit kohor” për të ndaluar që komunitetet indigjene të pretendonin tokën që nuk kishin përdorur prej vitit 1988.
Skena emocionale shiheshin sot janë gjykatës në Brasília ku aktivistët kërcenin e përqafoheshin për fitoren.
“Rroftë rezistenca e popujve indigjenë,” shkruante Eloy Terena, zyrtari vjetër indigjen brazilian, që tashmë punon në ministrinë e re të krijuar “për popujt indigjenë”.
Skena festimi si ato të gjykatës u panë dhe në rajonin e Amazonës, ku banojnë rreth gjysma e 1.7 milionë qytetarëve indigjenë të Brazilit.
Ministrja për popujt indigjenë të Brazilit, Sônia Guajajara, celebronte atë që quante “arritje madhore” që vinte si rezultat i viteve të përpjekjes dhe protestave të njerëzve.
Aktivistët kishin dënuar dhe më herët klauzolën e “afatit kohor për marrjen e tokës” si kompromentuese të të drejtave legjitime të zotëruesve indigjenë ne favor te kompanive gjigante te prodhimit te vajit te palmës apo sojës se modifikuar.
Top Channel