Projekti i marinës së Durrësit ka filluar zyrtarisht punimet.
Pas marrjes së lejeve të nevojshme të ndërtimit janë hapur themelet e dy godinave të para të banimit, të cilat pritet të përfundojnë brenda dy viteve. Kantieri nuk pengon punën e Portit të Durrësit, në të cilin puna vijon paralelisht me ndërtimin e godinave.
“E kuptoj skepticizimin që ka pasur në lidhje me projektin e marinës së Durrësit për shkak të vlerës së madhe të saj, por siç kuptoj skepticizimin duhet të kuptojmë edhe kohën që është dashur për të negociuar kontratën me zhvilluesin në mënyrë që shteti shqiptar të jetë në pozitë sa më të mirë, si edhe kohën e nevojshme për të marrë lejet e ndërtimit. Këtu është e nevojshme të kuptohet që lejet e ndërtimit jepen parcelë pas parcele dhe jo për të gjithë tokën menjëherë. Ndërkohë jemi në fazën e fundit të dokumentacionit për të filluar edhe pjesën e rehabilitimit dhe sistemimit të plazhit shoqëruar nga një promenadë, që është pjesë e fazës së parë të projektit që do të zgjasë 5 – 7 vite.”-shprehet Erlis Hereni, Drejtor i ASC.
Qeveria në projektin e marinës së Durrësit është 33% aksionere me të drejta të plota, ndërsa menaxhimi i të ardhurave do të bëhet nga kompania e krijuar shtetërore ASEC.
Në krahun tjetër me avancimin e projektit, do të fillojë edhe ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano. Pas mbylli fazën e projektimit dhe gjetjes së financimit, tashmë pritet të përzgjidhet fituesit i kompanisë ndërkombëtare të ndërtimit.
Top Channel