Ukraina kthen mbrapsht tanket ‘defektoze’ Leopard 1 të dërguara nga Gjermania (fotot)

21/09/2023 21:44

Ukraina tha se ka refuzuar një numër tankesh defektoze gjermane te dërguara se fundmi pasi zbuloi se nuk funksiononin siç duhet.

Dhjetë tanke tip ‘Leopard 1’, pararendës të modelit superior Leopard 2, u kthyen mbrapsht nga ushtria e Kievit pasi sipas tyre u zbulua se kishin “probleme serioze teknike” pas dërgesës në korrik në Rzeszów, Poloni.

Gjermania tha kishte paralajmeruar se mjetet nuk punonin siç duhet dhe se duhet të merrnin riparime para se të përdoreshin nga Kievi, dhe se kishte dërguar inxhinierë për t’i kontrolluar, shkruante e përditshmja e atjeshme Der Spiegel.

Nuk ishte e qartë nëse defektet vinin nga konsumi apo në prodhimin e makinerive të luftës.

Ekspertët ushtarakë kishin paralajmëruar më herët se vendosja e linjave logjistike teknike dhe të trajnimit ishte e rëndësishme për ofensivën e Kievit, shkruan britanikja The Independent.

Dr Marina Miron, e ‘departamentit të luftës’ në King’s College London tha se Ukraina kishte probleme të shumta logjistike në lidhje me modelet gjermane Leopard ashtu si dhe me tanket britanike British Challenger 2, të cilat duket se kanë vështirësi në përdorimin ne terren të lagësht ose me baltë.

“Ato nuk janë krijuar për këto tipe terrenesh dhe Ukraina rrezikon të humbasë më shumë pajisje me afrimin e dimrit, teksa presin dërgesat e gjuajtësve F-16”, tha Miron.

FOTO GALERI
1/3
Tanket jane pararendës të modelit superior Leopard 2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA