Shumë shpejt tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj.

Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se është lëndë e palejuar dhe do të  vendoset në kontrollin e shteti deri sa të bëhet ligji që do e cilësojë si drogë.

Është lëndë e palejuar edhe pse ligji e ka lejuar. Jemi duke bazuar në disa konventa që e konsiderojnë si lëndë që duhet të vendoset nën kontrollin e shtetit. Do e ndalojmë, derisa të bëjmë ligjin do bazohemi në konventat që e cilësojnë si drogë”– tha Balla në Kuvend.

Alarmi u ngrit pak ditë më parë nga TCH, ku mjeku Adrian Fandi tregoi se kjo lëndë përmban dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike. Përdoruesi mund të ketë halucinacione derisa mund të hidhet nga ballkoni. Përdorimi i gazit helium dhe protoksidit të azotit që jepen në shitje të lirë nëpër lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA