Trashëgimtarja e arrestuar për zhvatjen e $120mln nga nëna e saj, humb jetën pas rënies nga ballkoni (fotot)

21/09/2023 18:07

Bija e nje bankieri miliarder që ishte arrestuar për vjedhjen me mashtrim të pasurisë prej 140 milionë dollarë të nënës së saj, ka vdekur së fundmi pas një rënieje te papritur nga ballkoni.

47 vjeçarja Sabine Boghici, u arrestua vitin e kaluar bashkë me tre bashkëpunëtorë për vjedhje të parave, bizuterive e veprave të artit nga nëna e saj e moshuar.

Por tashmë njoftohet se ajo ka vdekur pas një rënieje nga ballkoni katit të pestë i shtëpisë së saj në Rio de Janeiro, Brazil, shkruan rrjeti MailOnline reports.

Ajo ishte gjetur përtokë para shtëpisë së saj më 14 shtator, dhe u dërgua në spital ku humbi jetën prej plagëve.

Autoritetet braziliane besojnë se vdekja ka ardhur si një vetëvrasje, teksa pas kontrollit të banesës u gjet një shënim për bashkëjetuesen e saj Rose Stanesco, e cila është aktualisht në burg.

Boghici ishte bija e financieritJean Boghici, një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në Brazil, i cili vdiq në 2015.

Jean ishte një hebre i lindur në Rumani dhe kishte ardhur në Brazil me miq të tij bankierë në 1948.

Vitin e kaluar gruaja u arrestua bashkë me Stanesco si e dyshuar për vjedhjen e nënës së saj Genevieve Boghici, në rreth $140 milionë në formë veprash arti, bizhuterish dhe para të thata.

Policia e Rio de Janeiro tha se ajo kihste komplotuar kundër nënës së sja prej vitit 2020, kur me anë të personave të tjerë njoftonte se “ishte duke vdekur”.

Ajo kishte derguar te nena e saj dy gra që pretendonin se ishin magjistare, dhe kishin bindur Genevieve të bënte pagesa “për të mbajtur në jetë një person te familjes”, per te cilin ato e kishin bindur se ishte mnë rrezik”.

Boghici dërgonte gjithashtu lajme se trembej për mirëqenien e saj duke bindur nënën e moshuar të paguante rreth $1 milionë çdo 15 ditë.

Genevieve qëndronte vetëm në shtëpi me kujdestarët e saj, por e kuptoi se diçka nuk shkonte me të bijën e saj dhe parashikueset e rreme të fatit që ajo i dërgonte.

Rrjedhimisht autoritetet zbuluan se Boghici dhe bashkëpunëtorët e saj kishin vjedhur 16 piktura nga Tarsila do Amaral e Emiliano Di Calvacanti me vlerë rreth $145 milionë, $1 milionë në vlerë bizhuterish dhe rreth $2.8 milionë në pagesa me para të thata.

Boghici u lirua me kusht në mars të vitit të shkuar por iu sekuestrua pasaporta dhe nuk mund të largohej nga Rio de Janeiro për më shumë se 10 ditë.

Shkaqet e vetëvrasjes së saj të dyshuar janë ende në hetim.

FOTO GALERI
2/6
Jean Boghici (majtas) ishte një hebre i lindur në Rumani dhe kishte ardhur në Brazil me miq të tij bankierë në 1948.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA