Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel theksoi se mbështetja që i ka dhënë Partia Socialiste në Parlament e ka dëmtuar atë dhe nuk e ka ndihmuar.

Ai tha se kjo mbështetje ndaj Bashës, po e shkatërron atë në bazë dhe është një ndihmë për Foltoren.

Zheji: Deklarata e Nikollës dhe Felajt në mbështetje të Lulzim Bashës e dëmton Lulzim Bashën, publikisht del një socialiste i jep njohje zyrtare, praktikisht e shkatërron atë në bazë, nuk i jep asnjë lloj ndihme reale, është një ndihmë për Foltoren, nuk është një ndihmë fare për Bashën. E para, e dyta është legjitimiteti i çdo partie në pushtet që të bëjë diversion në opozitë, e ka bërë Sali Berisha në opozitë sa i ka dasht qejfi, ka përçarë Partinë Socialiste, ka fut kryetarin e partisë në burg, pastaj është bërë përsëri dhe jepte ushtarë që shkonin kur kishte lëvizje anti Nano për të bërë manifestime alternative kundër qeverisë. Pra është bërë në mënyrë të përsëritur. Nuk e shoh mëkatin tek Rama këtu, po unë mendoj që ai ka të gjitha instrumentet, dëshirën dhe vullnetin politik të bëjë diversion, është brenda lojës politike, nuk po them përtej.

Nëse ka gjëra përtej, tek vjedhja e votës, argumentoni fakte të reja, por deri këtu që luhet si macja me miun me opozitën e përçarë është legjitimiteti i kësaj që është politika, nuk është arti më i mirë, është arti i të mundshmes. Për t’u kthyer tek situata e opozitës aktuale që nuk është fare në ‘top line’, as Lulzim Basha, as Edi Rama, është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, goditje e re për konservimin  e qëndrimit amerikan për ‘non gratat’ dhe paralajmërim për ata që shkojnë pas këtij trendi, të cilët nëpër rreshta thuhet që janë indirekt ‘non grata’ dhe për ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA