Dy administratorë biznesesh u arrestuan në kryeqytet pasi shishin produkte të markave të ndryshme pa faturë.

Aksioni u ndërmor nga krimi ekonomik. Agjentët mbajtën për disa javë nën monitorim dy dyqane që shisnin ora të shtrenjta dhe bizhuteri kryesisht online dhe zbuluan se ata nuk i deklaronin të ardhurat.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy subjektet tregtare, u sekuestruan mbi 200 ora të markave të shtrenjta, 19 palë syze, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5100 euro, 2000 dollarë dhe 121 400 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Lidhur me rastin u referuan materialet në prokurori edhe për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve në Tiranë që mbulojnë zonat ku janë dyqanet pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA