Juristi pranë Partisë Socialiste, Plarent Ndreca është përplasur ashpër me përfaqësuesin ligjor të PD-së, Ivi Kaso, sa i përket “non gratës” së Berishës dhe pasojave që ajo solli, me ndarjen në dy pjesë të Partisë Demokratike; mbështetës të Bashës dhe Berishës.

I ftuar në “Top Story”, Ndreca e konsideroi Berishën problemin kryesor të Partisë Demokratike, duke theksuar se shpallja e tij “non grata” nga SHBA-të nuk mund të anashkalohet. Komenti nuk u prit mirë nga Ivi Kaso, i cili u kthye duke i thënë “ti jep argumentin si përfaqësues i PS-së ose si qytetar, mos merr përsipër gjë tjetër (që iu përket demokratëve)”.

Pjesë nga biseda:

Ndreca: Së pari ne po flasim për fakte politike, pastaj shkojmë tek pjesa juridike. Ne kemi një fakt politik që nuk duhet anashkaluar; SHBA, aleati ynë më i madh politik, ka ndërmarrë një vendim juridik për ata, por politik për ne sikurse është shpallja “non grata” e Sali Berishës.

Xhaferri: Janë shpallur disa politikan, jo vetëm ai…

Ndreca: E thashë, jo vetëm atë. Por menqënse po flisnim për opozitën, kemi të bëjmë me një ish-drejtues të opozitës…

Zheji: Kryesorin.

Ndreca: … i cili është kthyer tashmë në një ndër problemet e opozitës. Nuk besoj se ndonjë nga ne nuk bie dakord që ai është një ndër problemet.

Kaso: Jo mor jo, kjo është konsiderata jote. Jep argumentet si drejtues i PS-së, pastaj se çfarë mendon opozita…

Ndreca: Është një ndër problemet pra sepse një grup thotë që…

Kaso: Mos i hy fare asaj.

Ndreca: Po jo mo më lërë të hyj aty ku dua unë…

Kaso: Jo, ti jep argumentin si përfaqësues i PS-së ose si qytetar, mos merr përsipër gjë tjetër.

Ndreca: A do më lësh o i nderuar përfaqësues i opozitës të flas?!

Kaso: Jo, sepse the “besoj që të gjithë biem dakord”. Jo, nuk biem dakord të gjithë kështu që vazhdo jep argumentin.

Ndreca: Jo, besoj se biem dakord të gjithë që kemi dy probleme; njëri thotë është Basha, tjetri Berisha.

Kaso: Jo, nuk biem dakord.

Ndreca: Mirë, mirë. Ti s’qenke dakord. Në rregull. Dhe për të vazhduar, një nga këta dy probleme është Berisha. Kjo përbën një fakt politik. E kemi në mes të tavolinës problemin, pasi SHBA-të e kanë shpallur të padëshiruar. Nëse ka probleme të tjera juridike dhe penale është gjë tjetër, por pjesa politike është kjo dhe ajo nuk anashkalohet. Kemi një vendim gjykate që njeh kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Bashën dhe kjo prapë nuk anashkalohet.

Kaso: Ku e kemi këtë vendim, sepse tani po ja fusim kot tani.

Ndreca: Sot që flasim në regjistrin e partive politike ka një emër kryetari që është Lulzim Basha.

Kaso: Po, që ka ngelur që nga viti 2018.

Ndreca: Ka ngelur, s’ka ngelur aty është…

Kaso: Po pra, por s’kemi vendim gjykate. Mos disinformo. Ti the kemi vendim gjykate.

Ndreca: Të lutem, vetëm të mos bëjmë debat për termat juridik sepse vetëm tek termat juridik nuk gaboj. Sot që flasim është i regjistruar si kreu i PD-së Lulzim Basha. Se është e drejtë apo jo, është diskutim tjetër.

Duma: Ivi thotë që s’ka vendim gjykate.

Xhaferri: Po ku e dini ju?

Ndreca: Në regjistrin e partive politike vetëm me vendim gjykate regjistrohesh. Tani është regjistruar kur është regjistruar, nuk ka rëndësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA