Numri i monedhave false 2 euro në qarkullim ka shënuar një rritje masive këtë vit, sipas agjencive ligj zbatuese në Kosovë.

Kosova dhe Mali i Zi fqinjë nuk janë pjesë e Eurozonës por megjithatë përdorin euron si monedhë të tyre.

Në një dyqan të vogël afër kafenesë në Prishtinë, me 11 monedha 2 eurosh në arkë, shitësja tha se besonte se gjashtë ishin false dhe se aq shumë në qarkullim ishin false, sa nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i pranonte ato, raporton Reuters.

Në laboratorin e mjekësisë ligjore të policisë së Prishtinës, stafi ekzaminoi më shumë se 30,000 monedha të falsifikuara 2 euro në gjysmën e parë të këtij viti, krahasuar me 4,451 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Cilësia varion nga shumë e dobët, në shumë e mirë,” tha Vjollca Mavriqi, eksperte për paratë e falsifikuara në laborator për Reuters.

Më parë, monedhat false nuk ishin magnetike dhe tani janë, më parë kishin probleme me peshën, por tani përputhen me ato origjinale”, tha Mavriqi.

Eksperte në Agjencinë e Kosovës për Mjekësi Ligjore inspektojnë monedha false 2 euro, në Prishtinë, Kosovë, 19 shtator 2023. REUTERS/Laura Hasani

Policia tha se vitin e kaluar ka dërguar 804 raste te prokurorët në lidhje me falsifikimin e parave dhe këtë vit 486 deri më tani.

Në prill ata arrestuan një burrë dhe një grua duke u përpjekur të sillnin 10,600 monedha false 2 euro në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

Shumë video në gjuhën shqipe në rrjetet sociale ofrojnë oferta për monedha false ose kartëmonedha të tjera euro, të cilat shiten për 10%-20% të vlerës së tyre nominale.

Menaxheri i një kompanie shtetërore të parkingut në Prishtinë, Sokol Havolli, tha se ai po merrte aq shumë monedha false 2 euro, deri në 150 euro në vlerë totale në ditë, sa që refuzoi ta pranonte fare monedhën.

Tani atij i janë dhënë makineri të mëdha, të dhuruara nga bankat lokale, për të identifikuar monedhat false.

Banka Qendrore e Kosovës, i tha Reuters me email se bankat dhe institucionet e tjera financiare duhet të raportojnë të gjitha paratë e falsifikuara të dorëzuara nga klientët.

Por për një menaxher supermarketi në Prishtinë, i cili nuk pranoi të japë emrin e tij dhe që duhet të depozitojë të ardhurat e tij ditore në bankë, është më e lehtë t’i kalojë monedhat 2 euro te klientët e tjerë në vend që të rrezikojë ndjekjen penale duke i çuar ato në një bankë.

“Unë nuk i depozitoj këto monedha në bankë sepse e di që do të thërrasin policinë dhe unë mund të përfundoj duke u arrestuar… Unë ua kthej klientëve mëngjesin tjetër dhe më pas i marr më shumë gjatë ditës. Gjithmonë jemi ankuar në Kosovë se nuk kemi valutë tonën, po duket se kemi tani monedha false 2 euro”, tha ai.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA