‘Gjermania ka arritur limitin e refugjatëve që mund të pranojë’, thotë presidenti pas 7 vjet hapje kufijsh dhe miliona të ardhurve (fotot)

21/09/2023 15:59

Gjermania ka ‘arritur limitin’ e numri të emigrantëve që mudn të pranojë, ka paralajmëruar sot presidenti vendit Frank-Walter Steinmeier duke e krahasuar situatën e emigracionit vendas me atë të Italisë, ku po prej muajsh zbarkon vala e barkave të trafikantëve nga e gjithë Afrika Veriore.

Steinmeier tha se një e treta e emigrantëve që kanë hyrë në BE këtë vit kanë ardhur në Gjermani, prandaj vendi “ashtu si Italia, është në limitin e kapaciteteve të tij”.

Paralajmërimi i tij vjen pas shtatë vitesh kur vetë ai bënte thirrje për “hapje të kufijve” dhe rreth 3 milionë të ardhurve në vend, 1 milionë prej të cilëve erdhën në Gjermani vetëm brenda 12 muajve të 2015 deri në 2016.

Steinmeier, i cili është në një vizitë tre-ditore në Itali, ka bërë tashmë ‘kthesën’ e tij teksa insiston se duhet “ashpërsuar kontrollet” në kufi për një “shpërndarje të drejtë të emigrantëve në Evropë”.

Ai shtoi se Gjermania është në një situatë emergjente prej masës së madhe të emigrantëve nga Siria e Afganistani që hyjnë nga kufijtë lindore të vendit.

“Në gjashtë muajt e parë të këtij viti ne kemi pasur një të tretën e kërkesave të Azilit në të gjithë Evropën, që është rreth 75 përqind më shumë nga viti i kaluar”, tha ai për rrjetin vendas Corriere della Sera.

“Gjermania, ashtu si Italia, është në limitin e kapaciteteve të saj”.

Ndërkohë në Itali të paktën 130,000 refugjate kanë ardhur nga deti prej fillimit të vitit, në një rritje të konsiderueshme nga viti i kaluar.

8,500 emigrantë kanë zbarkuar në ishullin e Lampedusa vetëm tre ditët e fundit duke kaluar detin Mesdhe nga brigjet e Afrikës së Veriut.

Ndërkohë në Gjermani frika po rritet për konflikte kulturore e politike të sjella nga emigrantët. Në fundjavë një festival ‘kulturor’ nga kultura e Eritreas ne Stutgart, përfundoi në kaos e dhunë mes bandave kundërshtare që sulmonin policinë e njëri-tjetrin me gurë e shkopinj.

Përleshjet nisën kur mbështetës të qeverisë së Eritreas sulmuan protestues të mbledhur jashtë festivalit në qytetin jugperëndimor gjerman.

Dhjetra njerëz u plgaosën në eventin skandaloz, mes të cilëve 25 oficerë policie. Një rezident e përshkruante skenën si “fushë lufte” me përleshje masive në rrugë me xhama dyqanesh e makinash të thyera.

Eventi i fundjavës në Stuttgart ishte organizuar nga grupe të afërta me diktatorin totalitar të Eritreas, Isaias Afwerki.

Në vitin 2022, më shumë se 244,000 kërkuan azil në Gjermani por shifra është rritur tashmë me 78 përqind vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit.

Shumë prej të ardhurve në Gjermani kalojnë përmes Ballkanit të ndihmuar nga trafikantë dhe kërkojnë azil sapo hyjnë në Gjermani.

Ndërsa komunitetet vendase i vendosin ata në tenda, palestra apo konteinerë teksa akomodimet janë ezauruar. Presioni po ndjehet dhe në kopshtet e shkollat vendase që nuk mund të përballojnë fluksin e fëmijëve të huaj.

FOTO GALERI
3/5
Ai shtoi se Gjermania është në një situatë emergjente prej masës së madhe të emigrantëve nga Siria e Afganistani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA