Pesë shtetas bullgarë në Mbretërinë e Bashkuar do të akuzohen për komplot për të kryer spiunazh, tha Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës.
Mediet britanike raportojnë se bëhet fjalë për tre burra dhe dy gra: Orlin Roussev, 45, Bizer Dzhambazov, 41, Katrin Ivanova, 31, Ivan Stoyanov, 31, dhe Vanya Gaberova, 29 vjeç.
Nick Price, kreu i Divizionit Special të Krimeve dhe Kundër Terrorizmit CPS, tha se personat do të akuzohen për “komplot për mbledhjen e informacionit që synon të jetë drejtpërdrejt ose indirekt i dobishëm për një armik dhe dëmton sigurinë dhe interesin e shtetit. Personat e kanë kryer aktivitetin midis 30 gushtit 2020 dhe 8 shkurt 2023”.
Roussev, Dzhambazov dhe Ivanova u akuzuan më parë në shkurt për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit me qëllim të pahijshëm.
Akuzat pasuan me një hetim nga Policia Metropolitane, çka solli arrestimin e tyre. Të pesë do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 26 shtator.
Top Channel