Përplasja e Gazment Bardhit me Lulzim Bashën për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së është “tragji-komedi” më vete, të cilën analisti Lorenc Vangjeli e krahason me historinë e mullinjëve të erës.
I ftuar në “Top Story”, Vangjeli tha se Bardhi ka legjitimitetin institucional dhe moral për të qenë kryetar grupi i PD-së. Mirëpo gjatë arsyetimit, ai bëri një lapsus, duke e emëruar Bardhin në mënyrë të pavetëdijëshme kryetar të Partisë Demokratike.
Megjithëse u vetëkorrigjua shpejtë, analisti në mënyrë popullore nuk nguroi të vinte në dukje se mund t’i ketë ndjellë fatin e mirë Bardhit, për të drejtuar Partinë Demokratike.
“Në mos me votat e demokratëve, me mendjen e tij zoti Gazment Bardhi – pavarësisht se e mohon – e dëshiron, e dashuron dhe e synon një gjë të tillë”- tha Vangjeli, duke shtuar se në fund të fundit nuk ka asgjë të keqe.
Dhe kur e dashuron aq shumë diçka, nuk është çudi të të bjerë bixha në dashuri, tha analisti, argumenta që u pasuan nga pohime dhe të qeshura prej anëtarëve të panelit.
Pjesë nga biseda:
Vangjeli: E gjithë kjo histori i ngjanë sherrit të mullirit me erën që i frynë nga anash. Nuk është ndonjë problem kaq i madh kjo historia e kryetarit të grupit të Partisë Demokratike.
Sot, me legjitimitet institucional dhe moral, vazhdon të jetë zoti Gazment Bardhi kryetar i Partisë Demokratike, dua të them i grupit parlamentar të PD-së. Ndoshta ky është një lapsus pararendës dhe del nesër si kryetar i PD-së. Ndoshta gjithmon, ndoshta… Është një lapsus që më doli në mënyrë të pavetëdijshme.
Në mos me votat e demokratëve, me mendjen e tij zoti Gazment Bardhi – pavarësisht se e mohon – e dëshiron, e dashuron dhe e synon një gjë të tillë. Në fund të fundit nuk ka asnjë gjë të keqe.
Duma: Të dashuroj kë?
Zheji: Kryetarllëkun e partisë…
Vangjeli: Karrierën, ti bjerë bixha. Në fund fare…
Duma: …bie bixha në dashuri.
Zheji: Po normal është puna e bixhës. Nuk është me arsyetim ajo sepse po të ishte me arsyetim, më të mençurit do të bëheshin…
Vangjeli: Nuk është ky problemi, cili do të jetë…
Meço: Mendoj se nuk vlen për zotin Basha kjo gjë.
Zheji: Për Bardhin vetëm…
Top Channel