UEFA i jep karton të verdhë Shqipërisë, për hedhjen e sendeve në fushë në ndeshjen me Poloninë

20/09/2023 18:47

UEFA me dorë të hekurt ndaj Shqipërisë për hedhjen e sendeve dhe flakadanëve në fushë në ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Shqipëria rrezikon që t’i mbyllen dy tribunat pas porte vetëm për atë ngjarje duke filluar nga ndeshja me Çekinë më 12 tetor. Nga ky takim dhe për një periudhë 2-vjeçare stadiumi ynë Arena Kombëtare do të jetë nën vëzhgim të rreptë nga UEFA,  ashtu sikurse në çdo stadium ku do të luaj përfaqësuesja kuqezi. Nëse do të ketë përsëritje të ngjarjeve të tilla UEFA do të aktivizojë pezullimin përfundimtar 2-vjeçarë të dy pjesëve pas porte ku përgjithësisht qëndrojnë grupimet e tifozërive ultrase.

Kjo është hera e parë që Shqipëria rrezikon një dënim kaq të rëndë, për kapriçot dhe sfidat e disa individëve për të tejkaluar sigurinë e policisë por edhe atë private dhe për të futur në stadium materialet pirroteknike, rreptësisht të ndaluara në çdo ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA