“Nagorno-Karabaku është territor i Azerbajxhanit,” tha Erdogani në OKB, duke shtuar se çdo status tjetër për këtë territor “nuk do të pranohet kurrë”.

Para deklaratës së Erdoganit edhe Ministria e Jashtme turke kishte deklaruar se: “Si rezultat i shqetësimeve legjitime dhe të justifikuara që ka shprehur vazhdimisht në lidhje me situatën në terren gjatë gati tre vjetëve, që nga përfundimi i Luftës së Dytë të Karabakut, Azerbajxhaniti është dashur të marrë masa që i konsideron të nevojshme në territorin e vet sovran”.

Megjithë këto deklarata diplomatët turq u kërkuan të gjitha palëve t’u kthehen bisedimeve të paqes.

“Ne besojmë se sigurimi i vazhdimit të procesit të negociatave gjithëpërfshirëse midis Azerbajxhanit dhe Armenisë… është e vetmja mënyrë për të vendosur paqen, sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e përhershëm në rajon”, thuhet në një deklaratë të palës turke.

Berbock: Azerbajxhani duhet të ndalojë menjëherë bombardimet

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Berbock, e akuzoi Azerbajxhanin se ka thyer fjalën duke nisur aksionin ushtarak në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, “Premtimi i Bakut për t’u përmbajtur nga veprimet ushtarake u thye”.

Duke folur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Baerbock tha: “Azerbajxhani duhet të ndalojë menjëherë bombardimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve.”

Franca kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Franca i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mblidhet menjëherë pas operacioneve ushtarake të Azerbajxhanit.

Ministria e Jashtme franceze tha në një deklaratë se asnjë pretekst nuk mund të justifikojë operacionin ushtarak të Azerbajxhanit të nisur në Nagorno-Karabakh.

Ministria e Jashtme franceze tha në deklaratë se shpërthimi i luftimeve “kërcënon mijëra civilë tashmë të prekur nga një bllokadë e paligjshme disamujore dhe që bie ndesh me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një zgjidhje të negociuar”. /DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA