SHBA/ Gjendet i vdekur në qelinë e tij vrasësi serial i cili vrau 24 gra

20/09/2023 10:51

Një vrasës serial i akuzuar për vdekjen e 24 grave u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut.

Billy Chemirmir, 50 vjeç, u gjet i pajetë në Njësinë Coffield në Koloninë e Tenesit të martën në mëngjes dhe shoku i tij i qelisë u identifikua si sulmuesi, sipas zëdhënëses së Departamentit të Drejtësisë Penale të Teksasit, Hannah Haney. Chemirmir po vuante dy burgime të njëpasnjëshme të përjetshme pa mundësinë e lirimit me kusht, pasi prokurorët refuzuan dënimin me vdekje.

Ish-punonjës i kujdesit shëndetësor, Chemirmir dyshohet se vrau 13 gra të moshuara në shtëpitë e tyre në Dallas County dhe nëntë gra në Collin County, raportoi Dallas Morning News.

Chemirmir akuzohet se ka mbytur gratë në shtëpitë e tyre ose qendrat e të moshuarve dhe më pas i ka vjedhur bizhuteritë për t’i shitur. Vdekja e shumë prej grave fillimisht u konsiderua si pasojë e shkaqeve natyrore. Më pas një viktimë, Mary Bartel, 91 vjeç, u tha policëve se Chemirmir u përpoq ta mbyste atë në një qendër pensioni duke përdorur një jastëk dhe se i vodhi bizhuteritë e saj, pasi i ra të fikët.

Policët kapën Chemirmirin jashtë banesës së tij duke hedhur një kuti të madhe të kuqe dhe duke mbajtur bizhuteri dhe para. Letrat në kutinë e bizhuterive i çuan hetuesit në shtëpinë e Lu Thi Harris, 81 vjeç, e cila u gjet e vdekur një ditë më parë dhe në jastëk u gjende shenjat e buzëkuqit. Chemirmir u dënua për vrasjen e Harris dhe Mary Brooks, 87 vjeç. Megjithatë, ai këmbënguli se ishte i pafajshëm.

“Unë nuk jam vrasës. Unë nuk jam aspak ai që ata thonë se jam. Unë jam një person shumë i pafajshëm”, tha Chemirmir për Dallas Morning Neës vitin e kaluar.

“Unë nuk u edukova në atë mënyrë. Jam rritur në një familje të mirë. Nuk kam pasur asnjë problem gjatë gjithë jetës sime”.

Familjet e viktimave janë njoftuar për vdekjen e Çemirmirit. Identiteti i të burgosurit që vrau atë nuk është bërë i ditur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA