
“Gaza 2025”/ Statuja të arta, valltare e kulla, Trump publikon videon e krijuar nga AI!
26/02 13:04
Rusia goditi rafinerinë e naftës Kremenchuk në rajonin qendror të Poltava në Ukrainë në një sulm me dron gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr, tha guvernatori Dmytro Lunin.
Operacionet e rafinerisë janë pezulluar përkohësisht, tha ai në Telegram, duke shtuar se nuk kishte informacione për viktima.
“Mbrëmë, rusët sulmuan në mënyrë të përsëritur rajonin e Poltava. Sistemi ynë i mbrojtjes ajrore bëri një punë të mirë kundër UAV-ve të armikut (mjeteve ajrore pa pilot)”, tha ai.
Rafineria është sulmuar vazhdimisht nga Rusia që kur ajo pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.
Top Channel