Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin vjetor të  “Iniciativës Globale Klinton”, që u mbajt në New York dhe në fokus të diskutimeve ishte çështja e klimës, rritja ekonomike gjithëpërfshirëse dhe barazia shëndetësore.

Ai tha se Shqipëria, edhe pse anëtare e përkohshme në OKB, ngriti për herë të parë në Këshillin e sigurimit një aleancë humanitare mes sektorit privat dhe atij publik.

“Ne vërtetë shpresojmë që kjo nismë do të zhvillohet dhe kjo urë midis të gjithë njerëzve vullnetmirë, kompanive vullnetmira, organizatave vullnetmira dhe Kombeve të Bashkuara do të ndërtohet duke tejkaluar edhe paragjykimin që është aty domethënë, që Shtetet e Bashkuara janë të ngadalta e kështu me radhë por shpresojmë që kjo do të zhvillohet. Kur u goditëm nga tërmeti qemë të bekuar se patëm miq dhe nuk na lanë vetëm as Bashkimi Europian, as Turqia, nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga shumë të tjerë të cilët na ndihmuan”.

Rama shtoi më tej se Shqipëria po shfrytëzon maksimalisht prezencën në Këshillin e sigurimit për të ndihmuar vendet e tjera, edhe pse pa shumë peshë në këtë organizatë.

Ne po bëjmë në mënyrë mjaft modeste pjesën tonë dhe po përfitojmë nga kjo mundësi për të shfrytëzuar maksimalisht të qenit anëtar të Këshillit të Sigurimit, por ne nuk jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi Shqipëria. Kështu që edhe pse jam shumë i gjatë, jemi shumë të vegjël për të imponuar ndonjë gjë apo për të udhëzuar botën drejt diçkaje. Ne thjeshtë besojmë që deri më tani ia kemi dalë të krijojmë sinergjinë e duhur me këto organizata shumë të mëdha“.

 Gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk la pa përmendur as krizën në Afganistan, dhe mënyrën sesi qeveria e menaxhoi këtë situatë, duke strehuar mijëra afganë përkohësisht në Lezhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA