Mijëra protestues u mblodhën mbrëmë në kryeqytetin armen Jerevan pas ofensivës së Azerbaixhanit ndaj armenëve në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabak.
Protestuesit bënin thirrje që qeveria të mbrojë armenët etnikë që jetojnë në rajon dhe akuzonin kryeministrin Nikol Pashinyan se bënte vetëm tolerime në krizën e gjatë territoriale.
Sot Azerbaixhani tha se po ndalonte ofensivën ushtarake në Nagorno-Karabak pasi autoritetet etnike armene atje kishin pranuar të dorëzonin armët, në dukje në kapitullim.
Ushtria e Azerbaixhanit kishte bërë avancime te konsiderueshme në ofensivën 24-orëshe.
Protestuesit në Armeni u mblodhën gjithashtu para ambasadës ruse në kryeqytet me brohoritje anti-ruse dhe kundër drejtuesve të qeverisë atje për dështimin në mbrojtjen e rajonit nga agresioni.
Disa demonstrues u përleshën me policinë, kurse oficerët u kundërpërgjigjën me granata shurdhuese dhe gaz lotsjellës.
Mediat vendase raportonin për dhjetra të plagosur që kishin pasur nevojë për kujdesje mjekësore.
Protestuesit shpalosin flamurin e Nagorno Karabakh para ambasadës ruse ku gjithashtu thërrisnin slogane si “Lavrov është kurvë” dhe “Putin është maskara”.
Top Channel