Përplasjet e Ramës me Rusinë në OKB/ Hoxha për “Top Story”: Batuta e kryeministrit është pjesë e komunikimit, nuk kemi thyer asnjë rregull

20/09/2023 22:30

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Sigurinë, Adrian Shtuni, deklaroi se Këshilli i Sigurimit që u udhëhoq nga kryeministri i vendit Edi Rama, është hera e parë që organizohet në nivele të tilla kaq të larta.

“Takimi i sotëm i kryesuar nga Rama është pjesë e programit të punës së presidencës shqiptare. Është hera e parë që Këshilli i Sigurimit mblidhet në këtë nivel, i pari që është organizuar në formën e një debati të hapur. Organizohet në këtë nivel të lartë, po përgatitej prej disa muajsh, ishte normale që ta shfrytëzonin pjesëmarrjen e liderëve botërore për të diskutuar në luftën në Ukrainë”, tha ai.

Gjatë diskutimit në “Top Story” për përplasjet e Ramës me Rusinë në OKB, ai u shpreh se batuta e kryeministrit kundrejt përfaqësuesit të Rusisë në diskutime, është tipike e komunikimit të tij, ndërsa nuk kemi thyer asnjë rregull të Këshillit të Sigurimit.

“Mund t’ju them që Shqipëria ka zbatuar në mënyrë të përpiktë rregullat e procedurave. Rusia nuk është lumtur që Ukrainës t’i jepej fjala përpara vendeve të tjera anëtare. Në këtë rast Shqipëria vendosi të nxjerre në pah dëgjimin e palës ukrainase përpara vendeve të tjera anëtare. Batuta e kryeministrit është pjesë e komunikimit të tij por që shpreh një vërtetë të madhe, për luftën e Rusisë në Ukrainë”, u shpreh Shtuni.

Në lidhje me kryesimin e Këshillit të Sigurisë nga kryeministri Edi Rama, eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Sigurinë shprehet se Shqipëria ka krijuar përshtypjen se tashmë është e aftë të krijojë takim të niveleve të larta.

“Ky është momenti më kulmor për çështjet diplomatike të presidencës në Këshillin e Sigurimit. Shqipëria ka fituar sot aftësua për të organizuar një takim në nivele të larta. Me aftësinë për të tërhequr vëmendje dhe ndërtuar një debat, për të bërë përpjekje për të ndaluar luftën dhe për një dialog.

Ajo që doja të thoja është që vlera e pranisë së Shqipërisë në qëndrimet që ka mbajtur dhe rezultat që i rrjedhin vendit në KS, nuk janë të matshme vetëm me fjalimet dhe komunikimet. Ju siguroj që keni marrë maksimumin në aspektin e respektit. Për respektin në ato vende që kemi të lidhur interesat për sot dhe në të ardhmen”, shtoi më tej Adrian Shtuni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA