 “Soundscapes of Albania” në Dubai, Shqipëria shkëlqen me pavionin e dedikuar, përgatitur nga AZHT dhe AKPT
																		
					
					
					
						“Soundscapes of Albania” në Dubai, Shqipëria shkëlqen me pavionin e dedikuar, përgatitur nga AZHT dhe AKPT						Jetmir Potka dhe Muharem Çota janë emigrantë të kthyer nga Greqia për të jetuar në Shqipëri.
Me më shumë se 10 vite të kthyer ata nuk e menduan të ktheheshin mbrapsht, ndërsa puna në një nga sektorët me zhvillimin më të shpejtë në Shqipëri, siç është ndërtimi, i ka mundësuar atyre një jetesë më të mirë se në vendin fqinj
Për administratorin e kompanisë së ndërtimit, gjithashtu të rikthyer nga emigrimi pagat në Shqipëri do vijojnë të rriten
Në shifrat e raportuara nga INSTAT, pagat mesatare në ndërtim janë rritur në tremujorin e dytë të 2023-it ka arritur në 56 117 lekë, ndërsa në harkun e tre viteve ato janë rritur me 14 568 lekë apo 30%.
Ndërkohë që kjo reflekton pagën bazë të një punonjësi për specialistët e ndryshëm në profesion pagat bazë fillojnë nga 75 mijë lekë.
Sa i përket rritjes së punësimit dhe fondit të pagave, ndërtimi është sektori me shifrat më të mira në rang kombëtar, ndërsa nevoja për punonjës shtohet gjithnjë e më shumë.
Top Channel