Modelja e rrjetit që dokumentonte humbjen në peshë, gjendet e vdekur në moshën 49 vjeçare (fotot)

20/09/2023 15:27

Adriana ‘Drika’ Thyssen ka vdekur në moshën 49 vjeçare pasi kishte dokumentuar në rrjet rrugëtimin e saj të humbjes në peshë për miliona fansa online.

Influencuesja e njohur braziliane u gjet pa jetë dje në apartamentin e saj. Homazhe të shumta bëheshin në rrjet për Adriana “Drika” Thyssen, e cila dokumentonte rregullisht rrugëtimin e saj të ndryshimit të stilit të jetesës me dietë dhe stërvitje me të cilat humbi rreth 50 kg brenda një viti.

Drika u varros në një funeral privat në Araguari në krahinën e saj të lindjes Minas Gerais.

Një grua që pretendonte se ishte kushërira e Adrianas nga São Paulo, tha se influencuesja ishte bullizuar.

“Ajo qëndroi e fortë, për një kohë të gjatë. Gjithmonë kërkonte dashuri por merrte vetëm thërrmia,” shkruante në homazhe gruaja e quajtur Amanda Lourencco.

“Ziliqarët e mjerë në rrjet e bënë dëmin e tyre, kështu që tani i kërkoj të gjithëve mirëkuptim dhe simpati”, shtonte ajo.

Në njoftimin e vdekjes thuhej ngakompania e veshjeve qe sponsorizonte te ndjeren: “Me trishtim dhe pendesë njoftojmë vdekjen e Drikës tonë të dashur. Në këtë moment dhimbjeje kërkojnë lutje dhe simpati nga të gjithë ju”.

Në kohën e vdekjes së saj Adriana kishte 1.7 milionë ndjekës në Facebook ku drejtonte një reklamë për veshje të grave mbi peshë, të quajtur “Drikas Store”

Firma e saj kishte dhe 76,000 ndjekës në rrjetin Instagram.

Drika kishe pranuar më parë problemet me menaxhimin e peshës trupore teksa në një postim shkruante: “E kam nisur betejën time më 02/18/2013, kur peshoja 107kg dhe nuk isha shtatzënë. Isha e papunë me tim shoq dhe kishin borxhe në bankë”.

Ajo shtonte se megjithë problemet ekonomike, depresioni, alkoolizmi dhe varësinë nga drogat kishte arritur të hiqte dorë e të humbiste peshë me meditim, ndergjegjesim dhe stërvitje.

Gruaja kishte arritur të përmirësonte jetën e saj dhe të mblidhte shumë dashamirës në rrjet, të cilët e inkurajonin dhe frymëzoheshin prej saj.

Shkaqet e vdekjes së papritur nuk janë berë ende të ditura.

FOTO GALERI
1/5
Homazhe të shumta bëheshin në rrjet për Adriana "Drika" Thyssen, e cila dokumentonte rregullisht rrugëtimin e saj të ndryshimit të stilit të jetesës me dietë dhe stërvitje

Top Channel