Kujdes kur ushqeheni! Domatja humb efektin e saj antikancerogjen kur bëni këtë gabim

20/09/2023 13:41

Disa nga vetitë antikancerogjene të domateve, veçanërisht likopeni, mund të zhduken kur konsumimi i tyre kombinohet me ushqime të tjera të pasura me hekur, sipas një studimi të ri të Universitetit Shtetëror të Ohajos, të publikuar në Molecular Nutrition & Food Research.

Studiuesit analizuan gjakun dhe lëngun e stomakut tek një grupi i vogël studentësh pasi kishin pirë një lëng domate që disa përmbanin dhe disa nuk përmbanin hekur. Nga rezultati doli se nivelet e likopenit në lëngun e stomakut dhe në gjak ishin dukshëm më të ulëta, kur pjesëmarrësit e hulumtimit konsumuan lëngun e domates së bashku me një shtesë hekuri, që do të thotë se trupi ka më pak për ta përdorur në mënyra potencialisht të dobishme.

“Kur njerëzit merrnin hekur, kishte pothuajse një rënie të dyfishtë të likopenit të tyre me kalimin e kohës. Kjo mund të ketë pasoja sa herë që dikush konsumon një ushqim të pasur me likopen dhe hekur, si salca Bolognese e spagetit. “Shanset janë që ai po merr vetëm gjysmën e sasisë së likopenit që do të merrte nëse nuk do të konsumonte hekur”, thotë autori kryesor i studimit dhe asistent profesor i të ushqyerit, Rachel Kopec.

Hekuri është një element thelbësor në një dietë, pasi kryen funksione të rëndësishme në trup, si për shembull, lejon prodhimin e energjisë dhe eliminimin e substancave toksike. Megjithatë, është gjithashtu një lëndë ushqyese që mendohet se imiton procese të tjera qelizore.

“Ne e dinim se nëse përzienim hekurin me substanca të tjera, ai do t’i shkatërronte menjëherë, por nuk e dinim nëse do të dëmtonte gjithashtu karotenoidet potencialisht të dobishme si likopeni që gjenden në fruta dhe perime,” shton Dr. Kopec.

Karotenoidet janë pigmente me veti antioksiduese, përgjegjëse për ngjyrën e kuqe, të verdhë dhe portokalli të disa ushqimeve. Ato përmbajnë likopen, i cili është i bollshëm në domate dhe mendohet se është mbrojtës kundër kancerit të prostatës, mushkërive dhe lëkurës.

Është ende e paqartë saktësisht se çfarë ndodh dhe ndryshon marrjen e likopenit, por një mundësi është që një vakt me hekur oksidon likopenin, duke krijuar metabolitë të ndryshëm. Është gjithashtu e mundur që hekuri të prishë përzierjen e yndyrës së domates që u nevojitet qelizave për të thithur likopenin.

Megjithatë, tani për tani, studiuesit po vazhdojnë punën e tyre për të kuptuar më mirë rolin e likopenit në luftën kundër kancerit dhe rëndësinë e ndërveprimit të tij me elementë dhe lëndë ushqyese të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA