Inteligjenca artificiale paraqet “rrezik dhe mundësi për gazetarinë”

20/09/2023 10:40

Inteligjenca artificiale paraqet rrezik për gazetarinë sipas një raporti të ri, i cili thekson megjithatë se AI mund të shërbejë edhe si mundësi nga ana tjetër për reporterët e shqetësuar lidhur me ndikimin e saj në punën e tyre.

85 për qind e të anketuarve kishin eksperimentuar me chatbot-et e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Google Bard, për aktivitetin e tyre, përfshirë shkrimin e përmbledhjeve apo gjenerimin e titujve: 60 për qind e tyre thanë se kishin shumë rezerva.

Studimi, i kryer nga Nisma për Inteligjencën Artificiale e Shkollës Ekonomike të Londrës, përfshiu mbi 100 organizata mediale nga 46 shtete lidhur me përdorimin nga të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë që lidhet me të.

“Mbi 60 për qind e të anketuarve theksuan shqetësimin e tyre për implikimet e inteligjencës artificiale në vlerat gazetareske përfshirë saktësinë, drejtësinë dhe transparencën, por edhe aspektet e tjera të gazetarisë”, thanë hulumtuesit.

“Gazetaria në mbarë botën po kalon nëpër një tjetër periudhë emocionuese, por edhe të frikshme të ndryshimeve të teknologjisë”, shprehet bashkautori i raportit dhe drejtori i projektit, Charlie Beckett.

Sipas atij studimi tregoi se mjetet e reja gjeneruese të inteligjencës artificiale ishin “edhe kërcënim i mundshëm i integritetit të informacionit dhe mediave”, por po ashtu “një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë gazetarinë më efikase, efektive dhe më të besueshme”.

Gazetarët e anketuar kanë thënë se inteligjenca artificiale ka përfitime, sikurse kursimi kohës për detyrat e tyre, sikurse është transkriptimi i intervistave. Por, ata thanë po ashtu se përmbajtja që gjenerohet nga inteligjenca artificiale ka nevojë të kontrollohet nga njerëzit “për të minimizuar dëmet e mundshme, si pasaktësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA