Vetëkontrolli është shumë i vështirë kur të kap ajo dëshira gërryese për të ngrënë.
Kur uria e pasdarkës të ‘shpon’ stomakun, nuk mund të rezistosh pa shkuar te frigoriferi sado rehat të jesh në krevat apo divan. Ndërkaq, nivelet e “hormoneve të urisë” rriten gjatë mbrëmjes, ndërsa ato të “ngopjes” zvogëlohen. Këtë ka pohuar një studim i publikuar në ‘International Journal of Obesity’.
Studimi ka treguar se si gjatë orëve të mbrëmjes njerëzit kanë më shumë tendenca ta teprojnë me ushqim. Studimi i ka marrë parasysh edhe nivelet e stresit të pjesëmarrësve dhe ka eksploruar mënyrën se si gjendja mendore mund t’ ndikojë në nivelet e “hormoneve të urisë” së tyre.
Pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë konstatuar se është e vërtetë që nivelet e hormoneve të urisë rriten gjatë mbrëmjes, prandaj edhe njerëzit kanë tendenca të hanë më shumë. Kjo do të thotë se gjatë mbrëmjes rrezikoni ta teproni me ushqim, e në veçanti nëse ndiheni të stresuar.
Top Channel