Dy tornado vrasës lënë të paktën 10 të vdekur, mbjellin shkatërrim në brigjet lindore të Kinës (video-foto)

20/09/2023 17:09

Mediat shtetërore kineze njoftonin sot se të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën dhe katër janë plagosur mes shkatërrimit të mbjellë nga dy tornado te papritur që kanë përshkuar një pjesë të konsiderueshme të brigjeve lindore të vendit.

Tornado i parë goditi pjesë të qytetit Suqian në provincën Jiangsu pasditen e djeshme, njoftonte transmetuesi shtetëror CCTV.

137 shtëpi si dhe fusha të mbjella dhe ferma kafshësh, pësuan dëme nga erërat e forta, ndërsa pesë njerëz ishin vrarë aty nga stuhia.

Tornado i dytë goditi disa orë më vonë sipas autoriteteve vendase në qytetin Yancheng rreth 190 kilometra të Suqian ku goditi tornado i parë.

Video të postuara në rrjet tregonin sesi erërat merrnin makina dhe objekte të thyera duke mbushur ajrin me sende që rrotulloheshin frikshëm.

Tornadot në kinë kanë qenë më parë diçka e rrallë por vitet e fundit kanë shkaktuar viktima në provincën e Jiangsu. Një u vra vitin e shkuar në këtë provincë, ndërsa katër humbën jetën në 2021.

FOTO GALERI
1/4
Mediat shtetërore kineze njoftonin sot se të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën dhe katër janë plagosur mes shkatërrimit të mbjellë nga dy tornado te papritur

Top Channel