Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë nga takimi në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit, u shpreh se të gjithë duhet të kuptojmë kush është agresori dhe viktima në luftën në Ukrainë.
Sipas Ramës, do të ishte fyese për këtë organizatë, nuk do të pranohej me zë të lartë se shkaktare e luftës është Rusia, një nga anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit.
“Zelensky, jam mirënjohës për praninë tuaj këtu. Kush mund ta përfytyronte që në dekadën e tretë të shekullit 21, një luftë shkatërrimtare e nisur nga një anëtar i përhershëm i këtij këshilli, po kërcënon me uri qindra miliona njerëz.
Do të ishte fyese për inteligjencën e kësaj organizate nëse nuk pranojmë me zë të lartë kush është agresori. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë, jo vetëm po zhgënjejmë Ukrainën, por nuk po përmbushim përgjegjësinë tonë. Po tradhtojmë fëmijët tanë nga të gjitha anët.
Si mund kemi pikëpamje të ndryshme mbi atë që është agresori dhe atë që është viktimë. Abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng këtë këshill, por nuk e ka lënë në heshtje”
Për të shpjeguar se lufta dëmton të gjitha palët, kryeministri solli si shembull Kosovën:
“Ballkani Perëndimor na rikujton rrugë e mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot që ka për të gjithë, përfshirë edhe autorët. Historia ka treguar se ata që e kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre, kanë përfunduar të penduar.
Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si preteks për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. Nëse paqja që zgjat në rajonin tonë është e prekshme, është si pasojë e mësimeve të nxjerra”.
Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, të qëndrojë krah Ukrainës, theksoi në fund të deklaratës Ramës, që iu rikthye më pas detyrës si President i Këshillit të Sigurimit.
Top Channel