Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli është përfshirë në një debat me analistin Arjan Curri në lidhje me pyetjet e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023.
Curri: A ka ndonjë arsye përse shteti do të dijë përmbajtjen e fesë? Për çfarë i duhet shtetit përmbajtja fetare e popullit të tij.
Dhuli: Asnjëra nga këto do të mendoja dhe gjykoja që nuk qëndron, censi është një fotografim i çastit i të gjithë popullit.
Curri: Pse të mos i pyesim se çfarë orientimi seksual kanë. Duhet të jetë një arsye përse bëhet kjo pyetje, ka një qëllim mbrapa?
Dhuli: Për të ditur nga komunitetet fetare se sa për qind janë.
Curri: E di që kanë një saktësi se sa njerëz kanë anëtarë, se sa kanë varrosur, fotografimet që bëni ju disa komunitete nuk i kanë njohur, kanë pasur edhe përplasje me ju, mund të shtyjë në një konflikt, ka konkurrencë me vendet e krishtera se kush zë vendin e dytë?
Dhuli: Nuk është një proces statik, është një proces dinamik që nga censi në cens mund të ndryshojë.
Top Channel