Qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, është goditur nga sulm me dronë, në të cilën mbetën të shkatërruara magazinat në të cilat ishin të mbushura me ndihma humanitare.
Një person u gjet i vdekur në mes të flakëve që përfshinë zonën, që u shkatërrua e gjitha.
Kryebashkiaku i Lviv, Andriy Sadovyi njoftoi se viktima ishte punonjës në magazinat e djegura, ndërsa dy persona të tjerë ndodhen në gjen dje të rëndë.
Vala e dronëve u regjistrua në orët e para të mëngjesit dhe ka shkaktuar menjëherë shtetrrethimin e zonës nga autoritetet, pas sinjalizimin e dhënë nga mbrojtja ajrore.
E prekur nga sulmet ruse është edhe rajoni jugor i Mykolaiv, në të cilin u shkatërruan 10 dronë gjatë natës. Rënia e mbeturinave të dronëve dëmtoi makineritë bujqësore në një ndërmarrje, por nuk pati viktima.
Në rajonin qëndror lindor të Dnipropetrovsk, rusët i vunë zjarrin një artilerie, për pasojë u dogjën gjashtë shtëpi u dëmtuan së bashku me linjën elektrike dhe tubacionin e gazit.
Top Channel