Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Mbi 600 incidente me sfond anticigan besohet të jenë regjistruar këtë vit në Gjermani.
Për herë të parë Qendra e Raportimit dhe Informimit të Anticiganizmit dokumentoi se ku dhe si shfaqet anticiganizmi në Gjermani. Përfundimi i saj ishte se shpesh ai shfaqet dukshëm edhe tek vetë autoritetet e shtetit. Të gjitha rastet e diskriminimit apo dhunës janë anonime.
Shumë raporte vijnë drejtpërdrejt nga personat e prekur, disa janë të dokumentuara gjithashtu në burime zyrtare si statistikat e Zyrës Federale të Policisë Kriminale për krimet e motivuara politikisht. Këtu përfshihet edhe rasti i vetëm i dhunës ekstreme i shënuar në raportin vjetor të MIA-s për vitin 2022, i cili ka ndodhur në Landin e Zarës, thonë mediat gjermane.
“Një grup njerëzish u ofenduan fillimisht në mënyrë anti-cigane nga persona që ishin në dy makina që kalonin pranë dhe më pas u qëlluan me pistoletë me ajër të ngjeshur. Pati disa lëndime”, shkruajnë ato. Raporti i MIA-s dëshmon qartë rreziqet e rritjes së nacionalizmit dhe ekstremizmit të djathtë, i cili sërish po shfaq agresion dhe dhunë ndaj sintëve dhe romëve, hebrenjve dhe pakicave të tjera, pohon Romani Rose.
Kryetari i Këshillit Qendror të Sintëve dhe Romëve thotë se ende “mungojnë njohuritë për mekanizmat e anticiganizmit” në shoqëri. Kjo formë racizmi është “një dukuri e trishtuar e përditshme jo vetëm në rrugë, por edhe në institucione zyrtare”, thuhet në raport. Një në pesë raste të regjistruara ka lidhje me kontaktet me autoritetet shtetërore.
Top Channel