Një video me arinj të zinj e të murrmë që relaksohen në një kopsht zoologjik duke përshendetur vizitorët me dore, ka ndezur sërisht teoritë se janë njerëz të veshur me kostume kafshësh.
Në skenat komike të regjistruara dy arinjtë shihet që kthejnë ngadalë kokën drejt vizitorëve teksa shtrihen në beton, sikur të vrisnin mendjen se përse i po i shikojnë.
Madje më tej një nga arinjtë ngre putrën e tij në ajër për të përshëndetur me dorë vizitorët.
Sjellja çuditërisht e relaksuar e ariut ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe dyshime reale se ata janë njerëz të veshur me kostume arinjsh.
Spekulimet vijnë pas zbulimit të një viti më parë kur ari i zi rezultoi vërtet se ishte njeri i maskuar pasi u filmua duke qëndruar në këmbët e pasme dhe duke përshëndetur vizitorët si një person.
Përdoruesit e mediave sociale thonin se ishin të bindur se ato ishin në fakt dy persona të maskuar si arinj me kostume pelushi.
“Këta janë njerëz me kostume arinjsh, nuk mund të më bindësh për të kundërtën”, shkuante një prej tyre.
Edhe një tjetër konfirmonte: “Ata duken si njerëz në kostume arinjsh, janë dy burra në kostume arinjsh”.
Zemërimi është i ngjashëm me atë të disa muajve më parë kur ariu aziatik Angela ngrihej në dy këmbë dhe i kërkonte ushqim vizitorëve duke ia bërë me dorë.
Një zëdhënës i kopshtit insistonte se nuk ka njerëz të veshur me kostume arinjsh, duke thënë se një njeri do të rezistonte vetëm disa minuta në temperaturat 40C të verës.
Ndërsa Dr wong SieW Te, biologu malaizian ekspert i arinjVE aziatikë të diellit, tha se nuk beson se mund të jenë njerëz të maskuar.
“Unë jam i bindur se është një ari, unë kam katër të tillë në qendrën time dhe sjelljet më duken pak a shumë normale, ata janë më inteligjentë se të tjerët”.
Edhe kopshte të tjera kineze janë akuzuar në të shkuarën se kanë maskuar kafshë ose njerëz për t’i dhënë paraqitje sa më impresionuese.
Ndërsa në 2018, një kopsht zoologjik në Afrikën veriore akuzohej se kishte lyer një gomar në bardhë e zi për ta bërë të dukej si një zebra.
Top Channel