Presidenti i Brazilit kërkon në OKB ‘përgatitjen e negocjatave për mbylljen e luftës në Ukrainë’ (fotot)

19/09/2023 19:10

“Unë përsëris se duhet të nisë puna për krijimin e hapësirave për nisjen e negocjatave të paqes”.

Kështu tha sot presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në asemblenë e Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se “shumë po investohet në armatime dhe pak në zhvillim”.

Lula, i cili është akuzuar më parë nga Perëndimi është nuk është treguar i ashpër sa duhet me Rusinë, u takua më pas dhe me presidentin ukrainas Zelensky jashtë asemblesë së përgjithshme.

Braziliani bëri thirrje sot për negocjata të mbylljes së konfliktit duke thënë se “asnjë zgjidhje nuk do të zgjasë nëse nuk është e bazuar te dialogu”.

Ai është takuar edhe më parë me Zelensky në samitin e G7 në maj në Japoni, por tentativat e tij nuk duket se kishin dhënë rezultat.

Marrëdhëniet mes të dyve raportohet se nuk janë në nivel të larta pasi Lula ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë apo për dhënien e armatimeve Ukrainës.

Ai raportohet se kërkon ta pozicionojë Brazilin si një ndërmjetës i mundshëm në konflikt, bashkë me vende të tjera “neutrale” si Kina, India e Indonezia.

FOTO GALERI
2/3
Ai është takuar edhe më parë me Zelensky në samitin e G7 në maj në Japoni, por tentativat e tij nuk duket se kishin dhënë rezultat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA