Pamje tragjike/ Dallgët në Afrikën e Jugut vërshojnë në qytete, ka viktima dhe të plagosur

19/09/2023 09:44

Dy viktima dhe 7 të plagosur është bilanci i deri tanishëm nga një dallgë gjigante që përfshiu Afrikën e Jugut gjatë fundjavës.

Sipas Associated Press, dallgët që arritën një lartësi deri në 9.5 metra u shkaktuan nga fenomeni “batica e pranverës”.

Pamjet e momentit kur dallgët godasin zonat bregdetare të Afrikës së Jugut janë të frikshme. Në njërën prej videove dallgët thuajse “zhdukën” një restorant ndërsa në një video tjetër dallohen duke “pushtuar” me vrull një qytet.

 

Siç njoftoi shërbimi meteorologjik i Afrikës së Jugut, 50% e vijës bregdetare u “godit” nga dallgët.

Mes viktimave është një grua 93-vjeçare e cila u plagos kur u përfshi nga një dallgë që përfshiu një parking në bregun lindor të vendit.

Ujërat fshinë rrjetin hekurudhor, rrugët, ndërtesat duke marrë me vete makinat.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA