Fieri renditet i treti pas Tiranës dhe Elbasanit për numrin më të madh të përdoruesve të drogës, kryesisht të heroinës.
Por edhe ata të cilët duan të heqin dorë nga droga e marrin terapi zëvendësuese siç është metadoni, ky trajtim u mungon duke bërë që të përjetojnë kriza të forta të tmerrshme siç tregon ky i ri:
“Jam një ish-përdorues heroine, ka tre javë që nuk e marrim. Përjetojmë dhimbje trupi të forta, kriza bëhemi agresiv dhimbje sikur të kanë rrahur 200 vetë, përfshirë temperaturë, të vjella… O drogë ose trajtim ose duhet të shkojë në urgjencë siç bëj unë. Shkoj bëj një serum po nuk shtyhet kështu. Ata të bëjnë diazepan, sa për t’u qetësuar. Po nuk shtyhet kështu”.
Metadoni është një trajtim që ndihmon ish-përdoruesit e drogës që duan të heqin dorë duke i lehtësuar dhimbjet e zbehur dëshirën për drogë, ofrohet falas nga shteti për afro 900 persona dhe vetëm në Fier trajtohen 200 ish-përdorues, të cilët shpesh hasin në mungesë të tij dhe që ky ish-përdorues droge fajëson mjekun.
“Problemi është se e shet mjeku nuk na jep në dozën dhe ia shet me lekë të tjerëve. I kemi kërkuar Tiranës të na sjellë një shishe të marrim gjysëm doze vetëm për t’u qetësuar”.
E ke menduar ndonjëherë të kthehesh tek heroina ?
“E kam menduar se ose ilaçin ose drogën. Por problemi është se kur kthehesh tek droga, trupi është i pastër ngaqë pi metadon dhe kalon në overdozë. Ja vdiq njëri para dy ditësh. Nuk kishte ilaç mori drogë dhe overdozë, se ta jep bam bam dhe vdiq. Nuk duam të përfundojmë ashtu”.
31-vjeçari ka mundur të sigurojë një punë si kamarier, të cilën rrezikon ta humbë.
“Mendova të bëhem njeri, gjeta një punë ka gjashtë muaj. Po tani nga ilaçi nuk shkoj dot, se nuk rri dot as shtrirë”.
Top Channel