Gjykata e Moskës lë në burg gazetarin Evan Gershkovich

19/09/2023 20:31

Gazetari i të përditshmes amerikane, Evan Gershkovich duhet të vazhdojë të qëndrojë në burg sipas vendimit të gjykatës së Moskës.

Gjykata tha se“kushtet” e paspecifikuara janë duke e bërë të pamundur mbajtjen e një seance dëgjimore, por pa dhënë më shumë hollësi.

Avokatët e gazetarit e kanë apeluar vendimin për qëndrimin e tij në burg deri në nëntor. 31-vjeçar është ndaluar në mars në qytetin rus Jekaterinburg nga policia sekrete e Rusisë.

Ai akuzohet për mbledhje të informacionit sekret në një kompleks ushtarak të Rusisë. Wall Strett Journal e ka mohuar diçka të tillë.

Gershkovich ka qenë i akredituar si gazetar në Rusi. Nga ana tjetër qeveria amerikane kërkon lirimin e tij të menjëhershëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA