Video/ Avioni akrobatik i forcave ajrore bie mbi makinën e familjes duke vrarë 4-vjeçaren në veri të Italisë (fotot)

18/09/2023 16:12

Një avion i grupit akrobatik të forcave ajrore italiane “Frecce Tricolori” është rrëzuar tragjikisht gjatë një fluturimi të ulët pranë aeroportit të Torinos duke lënë të vdekur një femijë 4-vjeçar që po udhëtonte në makinë me prindërit e saj.

Piloti i avioni u lëshuar me parashutë para rrëzimit që u shoqërua me shpërthim dhe flakë.

Autoritetet ushtarake e civile italiane po hetonin sot për shkaqet e aksidentit, duke thënë se “mund të ishte shkaktuar nga hasja e zogjve në ajër”.

Vajza e vogël humbi jetën kur avioni ra në tokë jashtë kontrolli pranë gardhit të aeroportit të Torinos.

Nëna dhe vëllai i viktimës mbeten në spital me djegie, ndërsa babai doli dje nga trajtimi prej plagëve më të lehta.

Piloti i identifikuar si Major Oscar Del Dó, u lëshua nga avioni dhe nuk pësoi lëndime serioze.

Skuadroni akrobatik Frecce Tricolori po fluturonte në përgatitje për shfaqjen ajrore Vercelli Airshow, që zhvillohet kësaj jave në zonën me të njëjtën emër mes Torinos e Milanos.

Video dramatike janë publikuar në rrjet ku shihet që avioni ushtarak shkëputet nga grupi i nëntë mjeteve në formacion dhe bie përtokë pasi piloti lëshohet me parashutë.

Sapo prek tokën një top gjigant zjarri ngrihet mbi vendin e përplasjes, në aksidentin e parë fatal në 35 vjet të Frecce Tricoli, pas tragjedise në Gjermani në gusht 1988, ku 67 spektatorë humbën jetën.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA