Turistë gjermanë, spanjollë dhe shumë italianë kanë vizituar këtë verë Muzeun Etnografik të Elbasanit, statistikat tregojnë për një dyfishim të numrit të vizitorëve.

Edhe pse jo një qytet bregdetar, Elbasani po zhvillon dukshëm turizmin kulturor dhe në këtë drejtim ka shumë për të treguar.

“Në shifra jemi dyfishin e vizitorëve të vjetshëm. Vijnë me idetë e qarta se çfarë do të shikojnë. Përshtypjet e tyre kanë qenë se ishte një ndër muzetë që u ka pëlqyer më shumë. Muzeu tregon se si jetohej, dhomat, veshjet orenditë  etj etj. Pavarësisht se jo të gjithë janë ekspertë arrihet të kuptohet që janë objekte origjinale. Pjesa më e madhe kanë qenë shumë të kënaqur. Kemi një libër shënimesh dhe shënimet janë nga ato më të bukurat, kështu që jemi vërtetë të kënaqur”, tha Silvana Belegu, drejtoreshë e Muzeut Etnografik

Muzeu përmban kuadrin historik, zejtarinë me rreth 80 lloje zejesh, veshjet dhe tipin e banesës qytetare karakteristike elbasanase. Turistët mbetën të impresionuar nga origjinaliteti dhe kultura e cila përçohet përmes veshjeve, aredimit të dhomave dhe stilit të jetesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA