Ditën e sotme nisi Censi i Popullsisë dhe Banesave.

Këtë vit do të mësojmë numrin e saktë se sa shtetas shqiptarë dhe jo vetëm jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, sa meshkuj e sa femra, sa të arsimuar dhe jo, si dhe informacione të tjera.

Sot, mbi 7 mijë e 500 persona të trajnuar kanë dalë në terren për të grumbulluar të dhëna të detajuara derë më derë.

Qytetarët do të duhet të plotësojnë një formular ku kërkohet informacion i detajuar i cili duhet të plotësohet me korrektësi. Ata  do të kontaktohen në telefon për të rakorduar një takim me grupet regjistruese dhe për ata të cilët nuk do t’i përgjigjen me korrektësi këtij procesi do të ketë penalitete.

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Procesi i grumbullimit të dhënave zgjat 6 javë. Për herë të parë të dhënat do të grumbullohen në mënyrë digjitale, çka do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e përpunimit të tyre.

Ky është censi i 12-të që bëhet në vendin tonë . Ky proces përsëritet një herë në 10 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA